/2L ONLINE/ – Bujar Nevzati, anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, në emër të këtij grupimi politik ka kërkuar nga kryetari i komunës Lutfi Haziri të jap dorëheqje, duke ja numëruar me ktë rast edhe arsyet pse duhet ta bëjë një gjë të tillë. Nevzati e ka kritikuar kreun e komunës se nuk ka punuar asgjë për Gjilani që e zgjodhi në këtë post dhe se, sipas tij, jo vetëm qytetarët që nuk po e duan më për kryetar, por as vet partia e tij, LDK-ja.
Ja arsyet që ia numëroi sot Nevzati-Hazirit me rastin e kërkimit të dorëheqjes së tij.
“Për arsye të mosfunksionimit të qeverisjes komunale që 18 muaj, Për arsye të degradimit të qytetit të Gjilanit nga ndërtimet pa leje. Për mos vazhdim të punimeve në lumin Mirusha. Për mos vazhdim të punimeve të rrugëve dhe trotuareve. Për rënien e disiplinën në të gjitha drejtoritë komunale. Për mos- transparencë. Për mos pjesëmarrje në seancat e Kuvendit Komunal. Për mos pritjen e qytetarëve. Për mos qëndrim në vendin e punës. Për mos banim në komunën e cila të ka zgjedh. Për punësime familjare e partiake. Për kapjen e Komunës nga ana juaj, drejtorit të Urbanizimit, dhe të Prokurimit. Për vizitat turistike pa asnjë të mirë për qytetarët e Gjilanit, përveç shpenzimeve të taksave të tyre, në emër të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, kërkoi që të jepni dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Bujar Nevzati i PDK-së
Ai ka thënë tutje se Haziri nuk është i interesuar të merret me punë të vogla të komunës dhe se nuk është i mësuar të punojë. “të kam thënë që në ditë ne parë se ty kush puna e mbarë nuk të ka thënë”, ka thënë Nevzati .
Duke ironizuar, Nevzati ka thënë se Lutfi Haziri është për punë të “mëdha” të kombit andaj edhe duhet të shkojë e ta lë Gjilanin të frymojë lirshëm e të zhvillohet, këtë e kërkojnë jo vetëm qytetarët por edhe vet partia e Hazirit (LDK). /2L ONLINE/