DYLON

Nevzati: Gjilani tashmë do të jetë përjetësisht me emrin tuaj – me emrin e presidentit të Shqipërisë!

Nevzati: Gjilani tashmë do të jetë përjetësisht me emrin tuaj – me emrin e presidentit të Shqipërisë!
Avatar photo Redaksia

Fjala e Bujar Nevzatit nga PDK-ja e Gjilanit, mbajtur sot me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” i Gjilanit, të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

***

EkoHigjiena

I nderuari president Bajram Begaj!

Të nderuar të pranishëm!

Zonja dhe zotrinj!

Jam shumë lumtur sot,që kam nderin t’ju përshendes dhe dëshiroj mirëseardhje në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së dega në Gjilan!

Është nder të të kemi sot mes nesh, siç është nder për Gjilanin dhe gjithë qytetarët që tani e tutje të të kemi Qytetar Nderi.

Zoti president i Shqipërisë!

Nuk themi asgjë të re nëse rikujtojmë sot se të gjithë ne brezat pak më të vjetër jemi rritur me “andrrën për Shqipninë”, dhe një pjesë të kësaj ëndrre ne e kemi bërë realitet, me përpjekjet e luftën tonë për gati një shekull; në veçanti me luftën e jashtëzakonshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po patjetër edhe me ndihmën e jashtëzakonshme të Shqipërisë tonë!

Sot, kur të kemi këtu, z. President Begaj, ne ndjejmë se e kemi një copëz Shqipëri dhe Gjilani tani e tutje do ta ketë një copëz Shqipëri! Sigurisht, jemi shumë të lumtur e mirënjohës që e tashmja jonë na e ka mundësuar të jemi kështu të bashkuar, duke kujtuar gjithmonë ata që u sakrifikuan për këtë bashkim.

Sigurisht, jemi të vetëdijshëm se duhen bërë hapa të tjerë të mençur drejt bashkimit tonë, si e drejtë e domosdoshme e shqiptarëve, edhe për ata që u flijuan për këtë ideal – për idealin e bashkimit!

Zoti president më lejoni që me këtë rast ,të ju falenderoj për kujdesin e madhe që po e bën shteti shqiptar nën udhëheqjen tuaj, për mbrojtjen e luftës së drejt të krerëve të UÇK-së: Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe Deputetit Rexhep Selimi e bashkëluftëtareve të tyre, të cilët jemi të bindur se do të dalin fitimtarë.

Ashtu sikur e kanë fituar luftën e UÇK-së, së bashku me aleatët tanë në krye me SHBA-në.

Zoti president!

Mirënjohje e falënderim që ke pranuar të jesh pjesë e jona! Gjilani tashmë do të jetë përjetësisht me emrin tuaj – me emrin e presidentit të Shqipërisë! Qoftë e përjetshme Shqipëri e Kosova, e qoftë e afërt dita e bashkimit kombëtarë!

Gëzuar! Faleminderit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.