DYLON

Nesër vazhdon protesta për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe për Ligjin për mbrojtjen e Trepçës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në konferencën e sotme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivisti, Driton Çaushi dhe kryetari, Albin Kurti iu bënë thirrje edhe njëherë gjithë opinionit publik, që nesër në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të vazhdohet protesta për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit nga Qeveria e Kosovës dhe Ligjin për shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike të veçantë.

“Ky qëndrim i yni është, duke marrë parasysh që para pak minutash ka skaduar ultimatum, apo afati që ia kemi dhënë kryeministrit Mustafa, që deri sot, ditë e hënë, 26 janar, ora 16:00, ta bëj shkarkimin e Jabllanoviqit dhe sjelljen e Ligjit që Trepçën e bën ndërmarrje publike”, tha Albin Kurti.

EkoHigjiena

Ai potencoi se protesta nuk është partiake, nuk është as opozitare, por do të jetë gjithëpopullore dhe do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha sferat, shoqërore, pa dallim moshe, gjinie, feje etj.

Kurti gjithashtu potencoi se nuk po kërkohet shkarkimi i Jabllanoviqit si person, por Jabllanoviqit si koncept, koncept i sulmit mbi ekonominë tonë dhe koncept i mohimit të historisë sonë.

Ndërkaq, aktivisti Driton Çaushi tha se organizata ka punuar në të gjitha Qendrat dhe se ka një interesim të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në protestë. /2L ONLINE/