Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, nesër (e premte) do të udhëtojë për në Beograd, ku do të marrë pjesë në forumin e organizuar nga Council for Inclusive Govermance (CIG) me temën: “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu. “Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë të shtunën në konferencën e organizuar nga CIG-u me temën: ‘Bashkëpunimi parlamentar në mes të Kosovës dhe Serbisë’”, është shprehur Musliu.
Pjesë e këtij delegacioni, përpos deputetes Musliu, do të jenë edhe deputetët: Blerta Deliu-Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Ilir Deda, Puhie Demaku, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Donika Kadaj-Bujupi, Margarita Kadriu, Bardhyl Metaj, Teuta Sahtaqija, Blerim Shala.
Deputetja Ganimete Musliu mandatin e kaluar ka vizituar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës