Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit, nesër më 15 janar 2025, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut.
Me udhëzim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, një vendim të tillë e ka marrë Drejtoria e Arsimit në Gjilan.
Kjo masakër është pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe kjo ngjarje që është edhe historike zgjoi vëmendjen e botës mbarë për krimet që po kryheshin në Kosovë dhe mobilizoi akterët më me ndikim në botë për të vepruar në mbrojtje të jetës dhe të drejtësisë.
Asnjëherë nuk duhet harruar sakrificën e dëshmorëve të rënë më 15 janar 1999, ngase falë tyre dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë ne sot e gëzojmë lirinë, andaj për këtë qëllim ora e parë e mësimit më 15 janar 2025 do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut. /2LONLINE/