Tri ndeshje të Superligës së Kosovës në kuadër të javës së gjashtë kampionale zhvillohen nesër.
Secila ndeshje është një betejë në vete, e cila kërkon që të luftohet e të fitohen tri pikët e arta, që në këtë fazë të kampionatit janë të rëndësishme për secilin ekip.
Dy ndeshjet e para zhvillohen nga ora 15:00, në Gjilan ku Drita pret Trepçen 89, ndërsa Dukagjini perballet me kampionin në fuqi, Feronikelin.
Ndeshja derbi e kësaj xhiroje pritet të jetë ajo në mes të Prishtinës dhe SC Gjilanit që zhvillohet po nesër në mbrëmje nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjilani pas javës së pestë është lider me 12-të pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë me 10 sosh, dhe tri më shumë se Feronikeli që është i treti në tabelë.