DYLON

Nesër nis edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”

Nesër nis edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”
Avatar photo Redaksia

Manifestimi tashmë tradiicional, i cili rrugëtimin e tij letrar e nisi që nga vjeshta e vitit 2010-të, i hap nesër (e shtunë, ora 12:00, Biblioteka e qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan) solemnisht veprimtaritë e edicionit të gjashtëmbëdhjetë, me paraqitjen e botimeve të reja poetike, ku në fokus janë autorët e kësaj pjese të Kosovës Lindore me qendër Gjilanin, po edhe krijues të tjerë nga hapësira shqiptare dhe ajo botërore.

Organizatori i këtij manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe nikoqiri, Biblioteka “Fan S. Noli” , të cilët me vite i bashkërendisin veprimtaritë e këtij Manifestimi ( që kur kanë kaluar në objektin e ri), kanë përcaktuar rrjedhën (agjendën) e këtyre veprimtarive dhe përgjatë dy muajve e sa, gati çdo të shtunë, do të mirëpresin kriues të shumtë po edhe artdashës nga e gjithë hapësira shqiptare.

EkoHigjiena

Hapja e edicionit të sivjemë nis me paraqitjen e botimeve të librave poetikë gjatë këtij viti nga shtëpitë botuese, “Beqir Musliu” (Gjilan) dhe “Rozafa (Prishtinë), editorët e të cilëve janë po nga Gjilani dhe natyrisht iu krijojnë hapësirë të dukshme edhe shkrimtarëve të kësaj ane, vit pas viti,

Nga shtëpia botuese “Rozafa”, këtë vit janë botuar librat e rinj të tre shkrimtarëve gjilanas:

Avdush Canaj – RRITESH PËR NJË PUTHJE ( poezi për fëmijë )

Ramadan Mehmeti: 77 POEZI PËR QYTETIN TIM dhe,

Sabit Rrustemi: SHPRUSH NËPËR DEJ

Këto dy të fundit, poezi për të rritur.

Një vështrim vlerësues për këta tre tituj poetikë do ta paraqes shkrimtari dhe studiuesi i rryer i letërsisë, z. Prend Buzhala.

Ndërsa poeti e kritiku u shquar i letrave shqipe, z. Nexhat Rexha, do të flas për shtatë titujt poetikë të botuar gjatë këtij viti nga shtëpia botuese, “Beqir Musliu”:

Muhamet Halili: KASAFORTA EROTIKE,

Hasan Muzli Selimi: SHTJELLA TË GURTA,

Din Mmehmeti: PSHERËTIMA DJEGAGURË (përzgjedhje poezish, me parathënie të shkrimtarit dhe studiuesit, prof.. dr. Anton Nikë Berishës)

Sherafedin Kadriu: KUR VDESIN NGJYRAT

YLLËSI POETIKE, përzgjedhje poetike nga 20 nobelistë, përkthyer prej Anton Paplekës e me parathënie të prof. Anton Nikë Berishës,

Anton Nikë Berisha, PRUSHI I BUKURISË, botimi i pestë brenda dhjetë vitesh

si dhe, Anton Papleka, ALFABETI I DHIMBJES,

Përveç vlerësimeve, do të ketë dhe deklamime nga poetja Linditë Ramushi Dushku si dhe krijuesja e re, Blinerë Hajdari.

Organizatori në këtë akt solemn, nga dy ekzemplarë prej secilit tiull do t’ia dhurojë Bibliotekës së qytetit, ndërsa çdo artdashës i pranishëm, si dhe herave tjera, do ta ketë nga një libër – dhuratë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.