Nesër mbahet koncerti për fëmijë në kuadër të “Kamenica Summer Fest”
Nesër mbahet koncert për fëmijë në kuadër të “Kamenica Summer Fest”
Naski Ahmeti
Nesër, më 24 korrik, me fillim nga ora 20:00, në sheshin e Kamenicës do të mbahet një koncert i veçantë për fëmijë, në kuadër të aktiviteteve verore të “Kamenica Summer Fest”.
Ky aktivitet kulturor organizohet nga Studio “Dancing House” – Gjilan, me mbështetjen e Komunës së Kamenicës, dhe synon të sjellë argëtim dhe atmosferë festive për të vegjlit dhe familjet e tyre.
Në koncert do të performojnë nxënësit e Studio “Dancing House”, fëmijët nga Shtëpia e Kulturës – Kamenicë, si dhe fëmijë nga diaspora.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë edhe këngët e interpretuara nga tri soliste të reja e të talentuara: Kenza Pllana nga Prishtina, Sara Limani dhe Niha Thaqi nga Gjilani.
Ky koncert është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar talentet e reja dhe për të ofruar përmbajtje kulturore cilësore gjatë verës në Kamenicë. /2LONLINE/
