Nesër, më 9 Maj, nga ora 11:00 në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, mbahet Akademi Përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së basketbollistit Tahir Murati.
Shumë e nderuara familja Murati, të dashur miq, shokë e bashkëlojtarë të Tahirit, lajmi për vdekjen e hershme dhe të papritur të Tahir Muratit, i ka tronditur thellë të gjithë njerëzit dhe kolegët që e njohën atë dhe që patën rastin të bashkëpunojnë me të, prandaj nesër do të mblidhemi për ta kujtuar, nderuar dhe për ti dhënë lamtumirën e fundit për jetën dhe kontributin, mikut dhe basketbollistit të njohur gjilanas e kosovar Tahir Murati, i cili me përkushtim e me nder, pa u ndalë punoi në shërbim të sportit, në avancimin e vlerave sportive e veçanërisht në zhvillimin e sportit të basketbollit në Gjilan.
/Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan /