DYLON

NESËR KUJT DO T’I THUESH, A U ZGJOVE

NESËR KUJT DO T’I THUESH, A U ZGJOVE
Avatar photo Redaksia

Sabit Rrustemi

NESËR KUJT DO T’I THUESH, A U ZGJOVE

Asht Nata e Buzmit,
nji nga netët më të shejta të Motmotit
kur unë po mendoj për ty për veten e për të tjerët
Shqipni

EkoHigjiena

A u paqtove prej andrrave t’liga
ma mirë a fjete a si u zgjove
prej qi t’la për së gjalli
edhe Agroni

Nuk mund të jetosh pa kërcënime
përzanje e ikje
dheu im i lashtë

Dibran i pagdhendun doli
si ata gurtë e bardhë të Radikës
ç’gurë të pathyeshëm o Zot
si mendja e fjala e Tij

Tash qi u shlirove dhe nga një gjurmues rrebel
në gjumë të thellë do t’kthehen arkivat
dosjet që zunë të shkunden
më s’do t’na bëjnë pluhun

Dhe sytë e duart e l’kurat
s’do t’na kruhen
as zgjebosen

Shqipni moj Nanë e Dënueme
për me pjellë e rritë bij për të tjerë

Sa e sa agronë me kokën n’strajcë
u shkepën nëpër botë
e ti s’u kthjelle s’i thirre tok s’i bane kurrë

Nji fat si Kta e Agroni
edhe stërgjyshi i stërgjyshit tim pati
Rexha i Memës Nocit
kur e la atë Shkodër Loçkë
se s’deshti ma me shkreh pluma n’vlla

Rrugës Moçme t’Arbnit
nji Bardhar me lot e lajti
atë fushë t’Pollogit dej n’Karadak
e malli pej shpirtit ma s’ju nda

Sa herë e rrehëm udhën Shkup e Shkodër
ty nuk t’gjetëm si deshtëm
e nuk t’bamë ashtu qysh na duhesh

Se dalin do t’parë pej farës dreqit
l’shojnë rrajë
si sot

Ikë Agroni zemërplasun
Iliri
e Imiri

Ti prapë nën kthetra Tua
pej vetes shkrue t’mos shlirohesh

Nata e Buzmit vjen e shkon
unat n’votër digjen dej n’sosje
hini del pej shpie
n’Lumin e Pakthyeshem derdhet

E ardhmja m’lyhet n’cepa t’syve
e m’vetë
nesër kujt do t’i thuesh
a u zgjove
i miri jem

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.