/2L ONLINE/ – Ndonëse Pozherani i Vitisë është fshati më i madh i kësaj komune deri me tani nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” kanë vijuar mësimin në një objekt të vjetruar. Por falë angazhimit të Institucioneve Komunale të Vitisë, këtij problemi po i vjen fundi, pasi që nesër në ora 11:00 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor. Kurse ndërtimi i një shkolle të re ishte edhe kërkesë e kah hershme e banorëve të fshatit Pozheran. Përndryshe bëhet me dije se projekti i shkollës së re do të këtë hapësirë të mjaftueshme për nxënës si dhe kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie./2L ONLINE/