Nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së
Ceremonia e Betimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 02/2026, do të mbahet me datë 23.10.2026 ( E Premte), nga ora 15:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në ceremoninë e Betimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve.
