DYLON

Nesër dita e parë e Ramazanit, Myftiu Tërnava uron besimtarët islam

Avatar photo Redaksia

Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u është drejtuar me një urim të gjithë besimtarëve islamë.

Në urim thuhet:

EkoHigjiena

Të nderuar- vëllezër e motra!

Nesër e shtunë, 28.06.2014 është dita e parë e muajit të shenjët të bekuar të Ramazanit, në të cilin i Madhi Zot zbriti Kuranin, librin udhërrëfyes dhe drejtues për mbar njerëzimin, përmes së cilit edhe obligoi agjërimin e këtij muaji. Ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ua uroi këtë muaj të bekuar e shumë dobi prurës për të gjithë besimtarët.

Këtë muaj Allahu xh.sh, me zbritjen e Kuranit e dalloi dhe e veçoi nga muajt e tjerë, ngriti vlerën e këtij muaji, dhe vlerën e ati i cili kryen obligimet të cilat urdhërohen përmes këtij muaji.

Ti përkushtohemi më shumë se muajve të tjerë ngase edhe vet Muhamedi a.s. ishte ai i cili shtonte në adhurim e përkushtim, ndihmë e solidaritet edhe më të madh gjatë këtij muaji. Me qëllimin e vetëm që të fitojmë kënaqësinë dhe begatit e Allahut xh sh. të cilat i sjell ky muaj, nëse obligimet i kryejmë me përkushtim e zemër të pastër.

Allahu xh. sh. thotë:

”O ju që keni besuar, agjërimi është bërë obligim-farz, sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush.”
Forca e besimit në Zotin Një, e cila fuqizohet edhe më shumë gjatë këtij muaji e shtyn besimtarin të jetë edhe më i devotshëm e më bujar. Kjo forcë morale e cila buron nga thellësia e shpirtit dhe e zemrës bënë që besimtari me tërë qenien e tij, t’iu nënshtrohet urdhrave të Allahut xh. sh. që të punoi edhe më shumë për të fituar kënaqësinë e të Madhit Zot.

Ramazani ka për qëllim të trokas thellë në shpirtin e besimtarit për të rizgjuar ndjenjën e strukur thellë në vetën e tij, nga mos angazhimi i bollshëm në përgatitjen e një shoqërie me vlera të larta e cila duhet të jetë edhe më solidare me të varfrin, skamnorin e jetimin. Shoqëri me vlera të larta e cila synon respektin e paqen mes njerëzve e jo armiqësinë e hasmërinë.

Ky muaj përmes besimit e agjërimit kërkon afrimin e njerëzve mes vete, largimin e zënkave, pastrimin e zemrës e shpirtit, krijon mundësin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes njerëzve.

Si asnjëherë më parë gjatë këtij muaji edhe më shumë na kujtohet edhe llogaria që do ta japim para Allahut xh.sh. për veprat e bëra gjatë kësaj jete qofshin të mira a të liga ato vepra.

Ndaj mësimet e këtij muaji porosisin që zemra e shpirti i besimtarëve në vazhdimësi të jenë në shërbim të mirës dhe largimin nga e keqja, duke qenë në gjendje që të pranojnë agjërimin si një disiplinë morale e njerëzore.

Besimtar të nderuar!
Vëllezër e motra!

Syfyri dhe Iftari janë dy momente kur jemi të ulur pran sofrës dhe ushqehemi nga begatit e shumta të dhuruara nga ana e Allahut xh.sh. Momente kur duhet të mendojmë edhe më shumë për ata të cilët nuk kanë çfarë të servojnë në sofrën e tyre. Të mendojmë se edhe i varfëri ka agjëruar me një përkushtim të madh, por sofra e tij është e mangët. Ndaj unë ju porosisë të ofrojmë ndihmë duke shtrirë dorën e mëshirës,nëse dëshirojmë të fitojmë mëshirën e pakufishme të Allahut. Të mos lejojmë që me pa kujdesin tonë të thyhen zemra të shumë fëmijëve, që faqet e tyre të njoma të përlotën në mungesë të një pakujdesie tonë, por të solidarizohemi dhe të ndajmë çfarë kemi bashkërisht.

Agjërimi dhe adhurimi të cilat i kryejmë vetëm në shenjë respekti e bindje për Krijuesin e Universit,përmes së cilave lartësojmë shpirtin tonë,e pastrojmë atë nga mëkatet e mëparshme,dhe të pastër e përgatisim për takim me Allahun xh.sh. Kjo arrihet vetëm kur e kuptojmë mirë porosinë e këtij muaji,e këtë porosi më së miri e kuptojmë nga porosia e Muhamedit a.s.i cili thotë:

”Ai që agjëron Ramazanin me bindje,sinqeritet e përkushtim të plotë ,do t’i falen mëkatet e tij të më hershme.”

Islami është fe e paqes, harmonisë e dashurisë, ndërsa Ramazani është muaji i mëshirës, rahmetit e solidaritetit, ndaj të lutemi që ky muaj i madh, ky ibadet të jetë një reflektim për ndaljen e konflikteve, trazirave e gjakderdhjeve në vatrat e krizës e njerëzimi të jetoj në paqe e me lumturi.

Vëllezër e motra!

Ramazani kësaj radhe na gjen edhe më një të arritur të çmuar për popullin tonë në rrugën drejt BE, kështu në prag të Ramazanit nga Brukseli, erdhi lajmi i mirë i shumëpritur, Shqipëria mori statusin e vendin kandidat për BE, përse uroj e përgëzoj gjithë popullin dhe të gjithë akterët që kontribuuan për këtë arritje, me shpesë se së shpejti do jemi pjesë e BE.

Të nderuar motra e vëllezër!

Kam kënaqësinë që në emër të KBIRK, institucioneve të saja,dhe në emrin tim personal t’ju uroj muajin e Ramazanit, të gjithë besimtarëve brenda trojeve tona etnike dhe mbar mërgatës kudo që ata gjenden nëpër botë. Le të shpresojmë që me fillimin e agjërimit të muajit të Ramazanit,të gjithëve të na shoqërojë mëshira e Allahut dhe falja e Tij.

Edhe njëherë urime ardhja e muajit të Ramazanit! – përfundon urimi i Myftiut të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.