DYLON

Nesër, debati i kryetarit të Komunës me qytetarë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, do të mbajë takimin e parë publik për këtë vit, më 4 korrik 2015. Takimi mbahet nga ora 11:00, në sallën e Teatrit të Qytetit. Në këtë takim, kryetari Lutfi Haziri do të shpalos para qytetarëve punën e deritanishme të qeverisjes komunale, si dhe do t`i paraqes objektivat dhe projektet e planifikuara për pjesën e dytë të vitit. Kryetari Haziri dhe drejtorët komunalë, mirëpresin interesimet, pyetjet, kërkesat, sygjerimet e publikut, përfshirë edhe vërejtjet. Jeni të mirëseardhur, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.