DYLON

Nëse nuk ka kompromis sot, Thaҫi nuk i pranon liderët e Luginës në takim?

Avatar photo Redaksia

Liderët politik shqiptarë të Luginës në takimin e zhvilluar mbrëmë me ministren për Integrime Evropiane të Kosovës, Vlora Ҫitaku nuk arritur të bien dakord për unifikimin e politikës shqiptare rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi.

Siç ka mësuar Titulli, Ҫitaku përveç tjerash ia ka përcjellë porosinë e qeverisë së Kosovës se shqiptarët e Luginës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjatë bisedave në Prishtinë mësohet se edhe Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka zbutur qëndrimin e vetë rreth paralajmërimit për bojkot të këtyre zgjedhjeve.

Burimet e Titullit brenda delegacionit të Luginës kanë treguar se në njëfarë forme janë urdhëruar të bien dakord  për unifikim të qëndrimit politik ndaj zgjedhjeve parlamentare.

“Neve na është thënë në takim se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të rajonit, andaj është mirë që ju të jeni pjesë e këtij procesi”, tha mes tjerash burimi i Titullit.

Sipas të njëjtave burimeve të informacionit, liderëve  të Luginës i është kërkuar që në takimin e sotëm në Preshevë të marrin vendimin e duhur dhe pastaj të vijnë në Prishtinë e të paraqesim emrat e kandidatëve potencial  që duhet të vijnë nga shoqëria civile e Luginës.

“Nëse nuk arrini marrëveshjen të gjitha subjektet politike shqiptare në takimin e 6 shkurtit në Preshevë, atëherë nuk keni pse të vini në Prishtinë për këto çështje”, tha burimi i Titullit sipas të cilit qeveria e Kosovës  është kategorikisht pro proceseve integruese të rajonit.

Liderët e partive politike shqiptare në Luginë sot do të takohen në orën 15h në Preshevë dhe ky mundë  të jetë takimi për vendim final rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare më 16 mars në Serbi.