DYLON

Nëse kjo është biologji, atëherë unë nuk jam biolog!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Hyseni

/2L ONLINE/ – Kjo njësi mësimore (shih foton) gjendet në librin shkollor Biologjia e klasës 11 Gjimnazi I përgjithshëm, faqe 83, në kapitullin e myshqeve, ku për evolucionin e myshqeve, ndër të tjera thuhet! “Mendohet se myshqet kanë prejardhje nga algat”, ndërsa realiteti i shkencës është se hipoteza mbi vërtetësinë e një zbulimi duhet të jetë e saktê ose e pasaktë e nuk ka mendohet. Nuk ekziston asgjë në shkencën natyrore diçka që t’i lihet rastësisë.

EkoHigjiena

Shkrimi vazhdon me gabime dhe blofe joshkencore, ku thuhet se prejardhja e myshqeve nga algat e vërteton prania e klorofilit ku realisht kjo tregon se ky shkrim më shumë është tendencioz se sa shkencorë, ku botërisht dihet se edhe disa shtazë siç janë euglena e gjelbë etj, kanë klorofil dhe e kryejnë fotosintezën.

E pjesa ku shkenca nuk e ka vendin është ku thuhet se vështirësi të madhe për përcaktimin e prejardhjes së myshqeve paraqet mungesa e formave kalimtare transitore (që kanë tipare të dy grupeve).

E kjo është ajo pjesë ku biologjia molekulare ka vërtetuar se është ADN-ja ajo që e kontrollon krijimin e llojeve të reja dhe asnjëherë nuk ka ndodh qê një organizëm të ndërroj llojin si përshtatje ndaj mjedisit jetësor. Shkurt ADN-ja kontrollon qe miu të voglin e tij ta lind mi e elefanti të voglin e tij ta lind elefant.

Kulmi I gjithë kësaj pjese është ku ndër tê tjera thuhet se “si duket myshqet e kanë zgjedhur një rrugë të gabuar të zhvillimit”!

Si ta shpjegojmë këtë vetëm si një përrallë me një mbarim tragjikomedi, se myshqet paska qenë dashtë të zhvillohen dhe të rriten ashtu që t’ju përshtaten shkencës së quajtur përralla evolucioniste. Shkurt, si kur që të themi se edhe njerëzit e kanë gabuar rrugën e zhvillimit dhe se ka qenë dashur të kemi dhe krahë që tê fluturojmë, apo ka qenë dashur menjëherë pas lindjes të fillojmë ecjen që ne mos të humbim kohë deri të na mësojnë.

Për fund, duke mos shpjeguar shkencë, por vetëm t’ju tregojmë se çka ju servojmë fëmijëve tuaj, pasardhës tuaj, që pretendoni t’i bëni shkencëtar me renome botërore, vërtetë këto libra dhe disa nga autorët e këtyre librave, të shkolluar me libra të marksizmit dhe leninizmit, duhet të lënë vend edhe për njerëz që kanë një njohuri nga librat e biologjisë evropiane dhe botërore, duke u larguar nga darvinizmi e ideja e tij e shterur vetëm si teori.

/autori është Magjistër i Biologjisë/