Gjendja e urinës tregon shumë për shëndetin tonë, kështu që është shumë e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen në kohë. Nëse vëreni këto ndryshime në urinën tuaj, patjetër duhet ta kontaktoni mjekun.
Urinë e turbullt
Diagnoza: infeksion bakterial, veçanërisht në qoftë se mban erë të keqe apo ndejni djegje derisa urinoni. Urina e turbullt vie si bioprodukt i qelizave të bardha të gjakut që luftojnë bakteret.
Gjak në urinë
Gjaku mund të jetë një shenjë e prostatës së zgjeruar ose gurit në veshkë, por edhe e kancerit.
Urinë me shkumë
Kjo tregon se ju keni shumë proteina në urinë, që do të thotë se veshkat tuaja nuk janë duke kryer punën e tyre. Kjo simptomë mund të jetë një sinjal për zhvillimin e diabetit ose ndonjë sëmundje të veshkave.
Urinë që ka ngjyrë kafe ose portokalli
Kjo shenjë tregon për një infeksion bakterial. Gjaku ndonjëherë mund të duket edhe si ngjyrë kafe. Ky ndryshim i ngjyrës mund të shkaktohet nga ndryshimet apo sëmundje të mëlçisë.