Psikologët janë shprehur se nervozizmi për gjëra të vogla mund të dëmtojë shëndetin tuaj mendor
Psikologët në Universitetin e Kalifornisë kanë paralajmëruar se stresi i përsëritur në mënyrë të përditshme paraqet ndikime të dëmshme. Kudo që mund të ndodheni, në autobus, në punë apo në shumë gjendje të ngjashme që ju nervozojnë dhe ju rrisin nivelin e stresit dhe frustrimit, ju duhet të qetësoheni, sepse këto irritime të vogla mund të ndikojnë më vonë në ekuilibrin tuaj psikologjik.
Në kundërshtim me atë që është menduar më parë çrregullimet mendore mund të shkaktohen si nga përmbledhja e episodeve të vogla të ankthit, por edhe nga traumat e mëdha, theksojnë psikologët.
Ju do të parapëlqeni që këtë mëngjes të mos shkoni në punë: ju keni ngecur në trafik për orë të tëra. Përfundimi i kësaj: ju arrini vonë në punë, nervozoheni dhe për pasojë rrisni rrezikun e shqetësimeve psikologjike më vonë, shkruan Civitas. Prandaj shkencëtarët kanë bërë thirrje që duhet të jeni të qetë, duhet të kontrolloni gjendjet stresuese, se kjo ju shkakton shqetësime në shëndetin tuaj mendor.