DYLON

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Avatar photo Redaksia

Një tjetër sukses i rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt profesionalizmit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove ushtarake.

Nëntoger Kushtrim Derguti ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit dhe trajnimit ushtarak.

EkoHigjiena

Gjatë këtij rrugëtimi, Nëntoger Derguti është përballur me sfida të shumta, duke zhvilluar më tej aftësitë profesionale, lidershipin, disiplinën dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësi të reja në shërbim.

Diplomimi në Sandhurst shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm dhe fillimin e një përgjegjësie edhe më të madhe në shërbim të vendit dhe paqes në botë, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.