DYLON

Nëntoger Adison Gara diplomoi në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurts’’ të Britanisë së Madhe

Avatar photo Redaksia

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), nëntoger Adison Gara, pas një shkollimi një vjeçar, në një ceremoni madheshtore ushtarake. ka diplomuar në Akademinë Mbretërore,,Sundhurst’’, të Britanisë së Madhe.

Të pranishëm në ditën e diplomimit ishte Zëvendës Komandanti i Forcave Tokësore (KFT) të Forcës së Sigurisë, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe Ambasadori fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Graiçevci.

EkoHigjiena

Pas shkollimit një vjeçar në Sandhurst, Nëntoger Gara do të kthehet në Kosovë për të vazhduar shërbimin në FSK, me detyrë Komandant Toge, në Batalionin e Tretë të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSh).

Nëntoger Adison Gara është oficeri i dymbëdhjetë me radhë i cili ka diplomuar në Akademinë Mbretërore në Sundhurtst të Britanisë së Madhe. Oficerët e rinjë të FSK-së pas përfundimit të studimeve në Qendrën për Studime Universitare në FSK, sipas marrëveshjes me Britaninë e Madhe vazhdojnë edhe për një vit studimet në Akademinë Mbretërore ushtarake në Sundhurst të Mbretësisë së Bashkuar.

Akademia Ushtarake Mbretërore në Sundhurst të Mbretërisë së Bashkuar është një prej akademive prestigjioze në Britani si dhe në mbarë botën prej së cilës kanë dalë ushtarak të cilët kanë lënë gjurm në këtë lëmi.