Nëntë vite shtet në histori nuk paraqesin pothuajse as statistika
/2L ONLINE/ – Ikën pothuajse nëntë vite kur Kosova shpalli Pavarësinë duke përmbyllur një proces lufte e sakrifice shekullore e më të gjatë. Ishte ai momenti i sendërtimit të aspiratave, luftës, përpjekjeve e sakrificës për liri dhe shtet sovran e të pavarur. Ishte ai moment feste e përkujtimi për të gjithë ata që u flijuan përgjatë historisë sonë të përgjakshme për lirinë, dinjitetin qytetar dhe pavarësinë tonë. Ishte ai moment bashkimi i ëndrrës sonë dhe reflektim i vullnetit të shprehur qytetar. Ishte ai moment historik që njerëzve të kësaj hapsire, u riktheu dinjitetin e vonuar dhe të drejtën e garantuar kombëtare e historike.
9 vite pas atij momenti Kosova shënon të arritura dhe sfida në shtetndërtim. Institucionet tona të dala nga vota e popullit, bënë dhe po vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet që shtetit të ri të sapolindur t’i sigurojnë natyrshëm vendin krahas demokracive të zhvilluara dhe qytetërimit euro-perëndimor. Këto përpjekje kanë sjellë rezultate inkurajuese si në njohjet ndërkombëtare poashtu edhe në anëtarësimin tonë në mekanizmat ndërkombëtarë, po sigurisht në këto drejtime ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe sfida, pas parasysh faktin se jo të gjithë tumirin Shtetësinë e vendit tonë. Megjithkëtë ne duhet të jemi të kënaqur me të arriturat, duke ditur faktin se 9 vjet Shtetësi në zhvillimet historike janë pothuaj të papërfillshme. Sigurisht që duhet shumë më shumë angazhim dhe unifikim qëndrimesh të të gjithë neve për çështjet me rëndësi nacionale.
Koha ecën me ritmin e shpejt dhe veprimet tona duhet të jenë në përballje me sfidat dhe trendet që shoqërohen nga zhvillimet ne Evropë. Politika si nocion ngaher është keqkuptuar dhe tejmase është degraduar për faktin se ajo shpesh është parë si ambicje personale, perfitime personale e cka jo. Kjo dhe ka hapur debatin e tepruar që edhe njrezit të cilët janë jasht rrjedhave ti japin ngjyrime ditore dhe të dëmtohet procesi i integrimeve evropiane.
Në kosovë pas 9 viteve shtetsi demokracia edhe pse në fillet e para nga përcepcioni im është degraduar skajshëm dhe ka dhënë një portret jo të mirë shtetit dhe vetë qyetarëve të Kosovës për zhvillim të mëtutjeshëm por e civilizim cfarë në fakt janë në gjenezë shqiptarët.
Tek ne edhe frymimi po merr konatacion politik. Ska me keq. Një shoqëri me zhvillime të tilla paraqet difekt zhvillimor dhe të kthen dikur kah fillet e shekullit XX. Aso kohe shqiptarët apo thënë më shkurt nuk gjenin mënyrë për të ndarë “megjën e babës”. Disa ishin patriot e disa brenda ditës shpalleshin tradhtar dhe fundi ishte të sakatosur të gjithë. Pa hy në analiz se kush kishte të drejtë historia nuk dha asnjërit të drejtë. Kjo dhe nga faktet sepse të gjithë mbetëm aty ku sduhet të mbeteshin shqiptarët. Të coptuar në shumë shtete. Edhe sot lirshëm brenda natës të shpallin patriot dhe brenda ditës tradhëtar. Ky ështëfenomeni i quajtur shqiptarë.
Kjo si duket po na përcjell edhe sot kur ne kemi nevoj më shumë se kurr të jemi të bashkuar për cështje nacionale të interest të përgjithshëm. Rrethanat në ballkan e më gjërë po ndryshojn .Interesat Evropiane dhe Amerikane për hartën Ballkanike e në këtë kompozim për Kosovën si shtet priten me sfida nga më të ndryshmet.
9 vite shtet në histori nuk paraqesin pothuajse as statistika. Andaj Kosova nuk ka nevoj për heroj të modernitetit klasik as edhe heroj të thirrur në mesjet. Shëndetshëm duhet të veprojm në frymën evropiane jo veq që është nevoj e ngusht kosovare por e vetmja rrugë që garanton europianizim të Kosovës dhe perspektivë gjithë shqiptare.
9 vite të shtetsisë së Kosovës janë numra por në themel bartin historinë, dhimbjen, vrasjet, masakrimet bartin me vete tragjedinë kombëtare. Kosova e lirë ka nevojë për të gjallët, për idetë, projektet afatgjate por asesi për turma të cilët as nuk e dijnë cfarë po bëjnë.
Po e mbylli me Konicën e letrave shqipe “Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytëzuar zemërime të veçanta.” Unë ndodhem tani përball shtatores së Adem Jasharit në Skenderaj dhe sdi se si të bisedoj më të. /2L ONLINE/
