/2L ONLINE/ – Drejtoria për Katastër, Pronë dhe Gjeodezi për gjatë 9 muajve të këtij viti, ka zhvilluar një varg aktivitetesh duke u angazhuar në shqyrtimin e kërkesave , zbatimit të ligjshmërisë, ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët, si dhe realizimin e planit të të hyrave dhe uljen e shpenzimeve.
Këto u bënë publike në konferencën e organizuar nga Zyra për Informim dhe ajo e kryetarit të komunës, nga drejtoresha e kësaj Drejtorie Fatbardha Emini, e cila duke raportuar për periudhën nëntë mujore të këtij viti, theksoi se e gjithë puna është e bazuar në dispozitat ligjore të cilat janë në fuqi, e në veçanti ligjet të cilat rregullojnë çështjen e pronës dhe të pronësisë.
“Të gjitha transaksionet që kanë të bëjnë me çështjet pronësore gjatë kësaj periudhe janë të bazuar në ligjet dhe udhëzimet tjera administrative të cilat rregullojnë në mënyrën e veçante punët në sektorin e Kadastrit, pronës dhe Gjeodezisë. Kemi shqyrtuar 8100 kërkesa te palëve te cilat janë zgjidhur brenda afateve minimale ligjore. Prej tyre, 660 transaksione të pronës (regjistrime), 3723 certifikata të pronës (fleta poseduese), 78 certifikata të pronës pa pagesë, e kështu me radhë.
Drejtoresha Emini duke folur për të hyrat e kësaj drejtorie, është shprehur se përkundër që ka pasur ulje te taksave, prapë është arritur te realizojmë shkallë të suksesshme të të hyrave. “Planifikimi për nëntë mujorin, ka qenë 48, 400 euro, ndërsa realizimi 51,724 euro, që do të thotë se realizimi i te hyrave ne Drejtorin e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë është 109 %.
Ky realizim prej 109% dhe ky shërbim 100% për qytetarin do te ishte i pa mundur pa punën dhe vullnetin e stafit te drejtorisë te cilët ne ketë periudhën kanë qe maksimalisht te përkushtuar”, ka thënë ajo.
Ndërsa sa i përket shpenzimeve dhe parasë publiket, Emini ka thënë se janë zotuar qysh ne marrjen e udhëheqjes së kësaj drejtorie se do te mundohen maksimalisht ta menaxhojnë ne mënyrën me te drejt te mundshme por edhe duke kursyer maksimalisht sa i përket shpenzimeve te luksit.
Kjo më së miri mund të vërtetohet përmes pasqyrave financiare se kemi zero shpenzime luksi. Për një bashkëpunim korrekt por edhe për mirëkuptim, drejtoresha e kadastrit, pronës dhe Gjeodezisë Fatbardha Emini, ka falënderuar zyrat noteriale, degën e Gjykatës themelore dhe gjeodetët e licencuar qe veprojnë ne Komunën e Vitisë. /2L ONLINE/