Nëntë drejtorë të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të zgjedhur me konkurs të brendshëm, kanë marrë detyrën sot zyrtarisht.
Në praninë e kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ata kanë nënshkruar kontratat.
“Menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Ata u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Drejtorët e zgjedhur janë;
Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente
Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë
Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike
Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror
Merita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë
Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë
Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë
Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroentrologjisë
Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive. /2LONLINE/