DYLON

Nëntë aktakuza, kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale

Nëntë aktakuza, kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast të vetëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale, si në vijim:

Pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”. /2LONLINE/