DYLON

Nënshkruhen kontratat për serra për fermerët përfitues

Nënshkruhen kontratat për serra për fermerët përfitues
Avatar photo Redaksia

“Nënshkrimi i kontratave për 128 serra 100 m2 nga Drejtoria e Bujqësisë, dhe Pylltarisë – Islamic Relif me fermerët nga komuna e Gjilanit po vazhdon”, kanë thënë drejtuesit e Drejtorisë për Bujqësi në Gjilan.

Drejtori i kësaj Drejtorie, Bajram Isufi ka bërë me dije se ky projekt pritet të finalizohet shumë shpejtë me montimin e strukturës dhe materialit transparent të serrave tek fermerët përfitues.

EkoHigjiena

“Për më shumë se dy vite e gjysmë qeverisje, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka mbështetur sektorin e hortikulturës dhe fermerët kultivues të perimeve me mbi 200 serra të dimensioneve të ndryshme”, ka thënë Isufi.

Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë do jetë afër fermerëve edhe këtë vit në forma të ndryshme si mbështetje direkët, trajnime dhe këshilla të ndryshme si dhe rregullim të infrastrukturës së të bërit bujqësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.