DYLON

Nënshkruhet protokolli për bashkëpunim rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”

Nënshkruhet protokolli për bashkëpunim rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës z. Flamur Sefaj, në kuadër të vizitës që pati dje në Republikën e Maqedonisë, qëndroi edhe për një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku nënshkroi edhe nënshkroi protokollin sa i përket bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”.

Me këtë protokoll është paraparë përmirësimi i procedurave për vendosjen e identitetit për Migrantët e parregullt, të realizuar në kuadër të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe të Huaj “MARRI”, me seli në Shkup, ku Republika e Kosovës është anëtare e kësaj Iniciative.

Në bazë të këtij protokolli do të bëhet shkëmbimi i përkthyesve të gjuhëve të rralla për Migrantët për Shtetet Anëtare të “MARRI” dhe do të respektohet parimi i të drejtave dhe lirive të njeriut për të ju ofruar shërbimet e përkthimit për Migrantët në gjuhën e tyre.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.