DYLON

Nënshkruhet Plani Vjetor i Bashkëpunimit Bilateral ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë

Nënshkruhet Plani Vjetor i Bashkëpunimit Bilateral ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë, ku palët kanë nënshkruar Planin Vjetor të Bashkëpunimit Bilateral për vitin 2026, dokument, i cili përcakton aktivitetet konkrete dhe fushat e angazhimit të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Drejtori i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, së bashku me zyrtarë të këtij Departamenti priti delegacionin austriak të kryesuar nga gjeneral brigade Nikoluas Rottenberger, udhëheqës i Divizionit të Diplomacisë Ushtarake.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.

Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.