DYLON

Nënshkruhet Plani Bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes Kosovës dhe Italisë

Nënshkruhet Plani Bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes Kosovës dhe Italisë
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt takimi bilateral në fushën e mbrojtës dhe sigurisë mes Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të MM-së dhe përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Italisë.

Me këtë rast, u nënshkrua plani bilateral i aktiviteteve për vitin 2024, plan i cili do të ofrojë trajnime profesionale dhe të avancuara si për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes ashtu edhe për FSK-në.

EkoHigjiena

Ky plan bilateral u nënshkrua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike të MM-së, kolonel Sylejman Cakaj dhe shefi i degës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Mattia Zuzzi.

Po ashtu, delegacioni italian u prit në takim nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe rajon si dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes Ministrive të Mbrojtës dhe ushtrive të të dy vendeve.

Në fund të takimit palët u pajtuan që në të ardhmen të zgjerohen fushat e bashkëpunimit edhe me aktivitete tjera me interes reciprok, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.