DYLON

Nënshkruhet Plani Bilateral i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë

Nënshkruhet Plani Bilateral i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar takimi bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit të përbashkët për vitin e ardhshëm.

EkoHigjiena

Plani është nënshkruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti dhe përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, kapiten marine Manuel Verdini.

Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni italian zhvilloi një takim kortezie me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit aktual si dhe objektivat e përbashkëta për periudhën në vijim.

Të dy delegacionet riafirmuan vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe shkëmbimet profesionale ndërmjet personelit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Kosovës vlerësojnë lart rolin dhe mbështetjen e Italisë në forcimin e institucioneve tona të mbrojtjes dhe në avancimin e standardeve të sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.