DYLON

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për trashëgiminë kulturore

Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për trashëgiminë kulturore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së së kësaj komune, Rina Matoshi vizituan sot Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) të Gjilanit, ku u pritën nga drejtori i saj, Arton Hoxha, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Gjatë këtij takimi, drejtori Hoxha e njohu së afërmi kryetarin Rahimaj për shtrirjen dhe angazhimet e deritashme të QRKT-së si dhe planifikimet për të ardhmen, ku një tretman i duhur i është kushtuar edhe kësaj qendreje komunale të krahinës së Anamoravës, ku janë evidentuar lokalitetet që i përkasin trashëgimisë arkeologjike, pastaj ato të kultit si dhe objekte tjera banimi ku, ato që i kanë përmbushur kriteret e nevojshme janë bërë edhe pjesë e Listës së Objekteve që merren në mbrojtje të përkohshme institucionale.

EkoHigjiena

Ai, me këtë rast e falënderoi kryetarin Rahimaj për vizitën dhe interesimin e shprehur për bashkëpunim në të mirë të trashëgimisë kulturore.

Rezultat i kësaj vizite ishte dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi mes QRTK-së dhe Komunës së Kamenicës për botimin e një libri për trashëgiminë kulturore të kësaj pjese të Anamoravës.

Palët nënshkruese u zotuan se brenda periudhës njëvjeçare komuna e Kamenicës do ta ketë brenda kornizave të një botimi tërë këtë thesar të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, që aktualisht shtrihet dhe ruhet në territorin e saj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.