DYLON

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me përfaqësues të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me përfaqësues të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me përfaqësues të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)

Kryetari Haliti gjatë takimit me Fjolla Raifi dhe Anita Smailovic, nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), ka bërë edhe nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me këtë program i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Përndryshe, me këtë projekt do të ofrohet mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile.

EkoHigjiena

Si rezultat, në bashkëpunim me komunën e Vitisë, do të ndahen edhe fonde për organizatat e shoqërisë civile nga Komuna e Vitisë.

Komuna e Vitisë, përmes një procesi të detajuar dhe konkurruese, është përzgjedhur si një nga pesë komunat partnere nga të gjitha komunat që kanë konkurruar për të bashkëpunuar me projektin ReLOaD.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.