DYLON

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në emër të Komunës së Gjilanit, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me Kryetaren Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ky memorandum synon fuqizimin e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve përgjegjëse, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e viktimave përmes një qasjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të ndërtuar politika dhe shërbime që garantojnë mbrojtje, dinjitet dhe mundësi të barabarta për secilin qytetar”, ka thënë drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.