DYLON

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Ministrisë së Sportit dhe Rinisë

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Ministrisë së Sportit dhe Rinisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, priti sot në takim Kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, si dhe Kryemjeshtrin Driton Kuka.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimit dhe të arriturave të sportit të xhudos, si dhe implementimi i programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës si pjesë e vazhdimësisë së programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos” që synon forcimin e mëtejmë të mbështetjes institucionale për zhvillimin e sportit të xhudos.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.