• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e regjistrim të bizneseve

Redaksia 2LONLINE 2 Shtator, 2020 2 min
 Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e regjistrim të bizneseve

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë nënshkrimi, në mënyrë virtuale, i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve Kosovare të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrat Ligjor, Publik dhe Shërbimet Përkatëse të Republikës së Sllovenisë.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e regjistrimit, ndryshimit dhe shuarjes së bizneseve duke konsistuar në fushën e teknologjisë më të re dhe më të avancuar për regjistrimin e bizneseve.

Drejtoresha e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve Kosovare, Nexhmie Selimi, me rastin e nënshkrimit të memorandumit, tha se ky memorandum ka për qëllim angazhimin për të promovuar bashkëpunimin në mes të institucioneve përgjegjëse të Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për të përmirësuar inovacionin dhe për të forcuar sistemet kombëtare të regjistrimit të bizneseve për të garantuar administrim të duhur në mbrojtjen dhe përdorimin e të drejtave procedurale.

Sipas drejtoreshës Selimi, qëllim i këtij memorandumi është edhe themelimi i një kornize bashkëpunimi për bashkëpunim ndërkufitar dhe realizim të aktiviteteve të përbashkëta në mes palëve.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci e konsideroi këtë memorandum të frytshëm në forcimin e bashkëpunimi institucional në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes dy vendeve.

Etiketa:bisnese Kosova Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Sllovenia
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Përzgjedhësi Giresse shpërfaqi ambicien për kualifikim në Euro 2024

20 Mars, 2023

Biletat janë prerë, autobusi në stacionin e liqenit të vjetër!

16 Mars, 2023

Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

15 Mars, 2023

Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara nga policia vetëm brenda 24 orëve të fundit

14 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Kamenicës dalin në Kapi, vendkalim kufitar me Serbinë

13 Mars, 2023

Kosova hesht, sepse ka frikë se po i prishë terezitë në dialogun me Serbinë. Marre!

8 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com