DYLON

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të tri Institucioneve Shtetërore

Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale, nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, përfaqësuar nga krerët e këtyre 3 Institucioneve, z. Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Valdet Gjinovci, Kryeshef i AVUK-ut si dhe z. Jeton Shala, Kryeshef Ekzekutiv i AKPPM-së.

Qëllimi i këtij Memorandumi është forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimit të informatave dhe përvojave ndërmjet palëve për të siguruar mbikëqyrjen dhe kontrollin më efikas të mallrave të importit dhe eksportit, në dhe nga territori doganor i Republikës së Kosovës me qëllim të thjeshtësimit të procedurave, si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave.

EkoHigjiena

Gjatë ushtrimit të bashkëpunimit të tyre palët do t’ i komunikojnë njëri tjetrit të dhënat që kërkohen për thjeshtësimin e procedurave për lehtësim të tregtisë dhe lëvizjes së lirë të mallrave.

Palët, do të ndërmarrin veprime që në mënyrë periodike të përditësojnë listën e mallrave që i nënshtrohen inspektimit nga autoritetet respektive, përfshirë edhe dokumentet obligative që i shoqërojnë këto mallra.

Objekt i shkëmbimit nuk mund të jenë të dhënat dhe informatat të cilat Dogana e Kosovës ka marrë obligim nga ligji dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ti mbroj dhe ti përdorë për qëllime të veta.

Shkëmbimi i të dhënave të realizuara nga palët, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe palëve tjera të CEFTA-së do të administrohet dhe realizohet nga Dogana e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.