DYLON

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Xhudos, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi, me ç’rast jetësohet koncepti i  integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky koncept, që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të fillojë së zbatuari gjatë këtij viti, si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se përmes këtij programi, përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, po vlerësohet edhe profesionalizmi i xhudistëve tanë, duke i angazhuar në institucionet tona të sigurisë.

Qëllimi i këtij koncepti është në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësohen ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve.

Përmes këtij programi ambicioz, synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në garat botërore multi-disiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake. /2LONLINE/