DYLON

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë
Avatar photo Redaksia

Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirit e Republikës së Kosovës dhe Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit z. Ekrem Mustafa, u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, z. Agim Nuhiu.

Më këtë marrëveshje, Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dy-palësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve, për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në këtë marrëveshje është paraparë edhe respektimi i procedurave të sigurisë dhe dispozitave ligjore të dy vendeve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, si dhe brenda legjislacionit kombëtar, në kontekstin e bashkëpunimit të tyre me qëllim qarkullim më të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave në pikat e përbashkëta kufitare.

Gjatë këtij takimi, të dy palët gjithashtu ranë dakord për intensifikim të bashkëpunimit në kontrollin kufitar, në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në luftimin e korrupsionit, terrorizmit, kontrabandës së substancave narkotike, si dhe migrimit të paligjshëm.

Të dy palët u pajtuan gjithashtu që të eliminohen problemet në komunikim në mes të dy vendeve, në mënyrë që të forcohet ofrimi i sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.