DYLON

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet DSHMS-së, QKMF-së dhe organizatës Medika Gjakova

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet DSHMS-së, QKMF-së dhe organizatës Medika Gjakova
Redaksia

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore e mbështetëse për gratë dhe vajzat, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe organizata Medika Gjakova kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Mimoza Kadriu Qerimi drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Komunën e Gjilanit ka thënë se ky memorandum synon fuqizimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve shëndetësorë për identifikimin e simptomave të stresit dhe traumës, parandalimin dhe trajtimin e tyre, si dhe referimin e rasteve përkatëse të grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës seksuale.

Hidromorava

Drejtoresha e DSHMS-së ka bërë me dije se përmes këtij bashkëpunimi synohet gjithashtu institucionalizimi i shërbimeve për menaxhimin e stresit dhe traumës, avancimi i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkomunal, si dhe promovimi i praktikave të mira në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave të grave dhe vajzave.

“Ne besojmë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave që kanë ekspertizë në këtë fushë është thelbësor për ndërtimin e shërbimeve më të qasshme, profesionale dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.