DYLON

Nënshkruhet Marrëveshjet e Mirëkuptimit mes OJQ-së –“NOPM” dhe Komunës së Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit ”Promovimi i Kodit të Etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë “, te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA) ,drejtoresha ekzekutive e OJQ-sëNetworkofPeaceMovement “NOPM”, Besime Tusha ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptim me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. BegzadSinani .
Besime Tusha, Drejtoresha Ekzekutive gjate takimit me kryetarin Sinani e ka njoftuar shkurtimisht me qëllimin, objektivat , aktivitetet dhe ecurinë e projektit .

Kryetari Sinani tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Kamenicës do të jete përfitues kryesor pasi qe na ndihmon ne ngritjen e transparencës , llogaridhënies të administratës komunale, përmes projekteve dhe aktiviteteve ju transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët ,pikërisht për këtë lloj projekti ka pas nevoje komuna e në veçanti për kod të etikës.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës së Kamenicës, z. BegzadSinani ka premtuar se do t’i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me shoqërinë civile .
Ky projekt synon te rrisë transparencën komunale dhe llogaridhënien në komune nëpërmjet organizimit dhe mbajtjes se ditëve me dyerve të hapura, anketimit mbi kënaqësinë e qytetareve me shërbime e ofruar komunale, të dal me raport mbi rezultatet të sondazhit, punëtori, tryeza të rrumbullakëta mbi etikën dhe llogaridhënien, hartimin dhe miratimin e kodit të etikës për përfaqësuesit e zgjedhur dhe lobimin për miratimin dhe zbatimin e tij e cila do të ndihmojë për të përmirësuar komunikimin midis komunës dhe qytetarëve të saj duke ri-krijuar një rrjedhë efikase të informacionit nëpërmjet nxitjes se transparencës komunale e cila do të rrit llogaridhënien komunale.

Në fund të projektit, ajo do të nxisë rritjen e përgjegjësisë nga zyrtarët e zgjedhur ndaj elektoratit të tyre, për të përmirësuar llogaridhënien e komunës dhe ofrimin e shërbimeve dhe aftësive të përgjithshme si dhe qytetarët të rëndomtë të informuar në lidhje me detyrat dhe detyrimet që administrata ka në ofrimin e shërbimeve cilësore si pjesë e etikës së një administrate publike profesionale dhe të paanshme.

Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA) ne kuadër te Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.