DYLON

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës (AKK), përkatësisht me përfaqësuesin Shemsi Kelmendi.

Me të nënshkruar marrëveshjen, kryetari Haziri dhe përfaqësuesit e këtij asociacioni kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në interes të dyanshëm në fushën e hartimit, menaxhimit dhe monitorimit të dokumenteve me rëndësi si dhe të ushtrimit të veprimtarisë në fushën e arkitekturës.

EkoHigjiena

Kjo marrëveshje është bërë duke u bazuar në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës për fushat e planifikimit hapësinor në Gjilan, të ndërtimit, të banimit, të mbrojtjes së mjedisit, të produkteve të materialeve ndërtimore, për ngritjen dhe shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore në funksion të përmirësimit të gjendjes në mjedis dhe të parandalimit të degradimit të mëtutjeshëm, duke e mbrojtur dhe ruajtur shëndetin e qytetarëve të komunës së Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.