DYLON

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe

marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe
Avatar photo Redaksia

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe Kjo marrëveshje ka për qëllim sensibilizimin e çështjes së pa zgjidhur çame, për të përndjekurit nga Sanxhaku i Nishit si dhe Shqiptarët e mbetur padrejtësisht nën Serbi në Kosovën Lindore.

Sot Lëvizja Qytetare “Vatra”, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe, me Shoqatën Demokratike Çamëria dhe me Shoqatën Shqiptare tè Muhaxhirëve.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Kushtrim Kadriu, nga Dibran Fylli nga Shoqata Demokratike  Çamëria si dhe nga Asllan Qyqalla nga Shoqata e Muhaxhirève tè Kosovès.

EkoHigjiena

Qëllimi primar i këtij memorandumi èshtè organizimi dhe zhvillimi i veprimtarisë sè organizatave respektive me qèllim përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të dëbuar nga trojet e tyre.

Gjithashtu kjo marrëveshje ka për qëllim sensibilizimin e çështjes së pa zgjidhur çame, për të përndjekurit nga Sanxhaku i Nishit si dhe Shqiptarët e mbetur padrejtësisht nën Serbi në Kosovën Lindore.

Synim i sajë është realizimi i projekteve të përbashkëta në mes të organizmave në periudhën 2017-2019, sipas roleve dhe përgjegjësive tè parashikuara në këtë memorandum.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.