DYLON

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe atij “ Rexhep Tayyip Erdogan”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan dhe Universiteti “ Rexhep Tayyip Erdogan” nga Rize i Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve. Në emër të rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” , Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë në dobi të dy universiteteve, ndërsa Huseyin Karaman, rektor i Universitetit “ Rexhep Tayyip Erdogan” ka thënë se marrëveshja e nënshkruar do të thellojë dhe promovojë bashkëpunimin e institucioneve tona.

Fushat në të cilat Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan dhe Universiteti “ Rexhep Tayyip Erdogan” nga Rize i Turqisë do të bashkëpunojnë janë: shkëmbimi i studentëve dhe personelit të Universitetit që do të bëhet përmes programit MEVLANA, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta hulumtuese, organizimi i ligjëratave e- learning, pjesëmarrje nëpër seminare dhe takime të ndryshme të nivelit akademik dhe aktivitete të tjera. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.