DYLON

Nënshkruhet marrëveshja ushtarake kornizë me Republikën e Turqisë

Nënshkruhet marrëveshja ushtarake kornizë me Republikën e Turqisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me delegacionin e tij nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ftesë nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler.

Takimi i dy ministrave të mbrojtjes filloi me pritje ceremoniale ushtarake, ku ky takim u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarake Kornizë, me anë të së cilës pritet thellimi i bashkëpunimit ushtarak në shumë drejtime.

EkoHigjiena

Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi, ishin disa nga çështjet të cilat ministrat diskutuan, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapet rrugë procesit për realizimin e tyre.

“Krahas lidhjes kulturore ndërmjet dy shteteve tona, tashmë ekziston një bashkëpunim i ngushtë në aspektin ushtarak, me qëllim që së bashku t’i kontribuojmë ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministri Maqedonci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.