DYLON

Nënshkruhet marrëveshja që do të gjenerojë punësim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, së bashku me “Foundation Kosovo-Luxemburg” dhe Komunën e Vitisë, sot kanë arritur Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e projektit “Përkrahje për më të varfërit në Komunën e Vitisë”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkë-financimi i projektit “Gjenerimi i të Ardhurave” dhe në kuadër të këtij aktiviteti “Përkrahje për më të varfrit në Komunën e Vitisë’’, do te punësohen 50 deri 70 veta.

EkoHigjiena

Të punësuarit do te jenë nga komuna e Vitisë, të regjistruar në zyrat e punësimit ne Viti si dhe përfituesit e asistencës sociale. Punësimi i këtyre personave do te zgjasë më së paku 12 muaj por varësisht nga performaca e bizneseve si dhe e të punësuarve shume nga ta do të mund të mbesin në punë edhe pas një viti.

Dalja nga papunësia dhe nga asistenca sociale dhe futja në tregun e punës e këtyre personave është qëllim kryesor i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e bënë ministri Abrashi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i Fondacionit Kosova-Luksemburg Ardian Hasani.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka vlerësuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe pasi ka të bëjë me mbështetjen e kategorisë e cila ka nevojë që të ndihmohet dhe gjenerimi i të ardhurave është më se e domosdoshme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.