DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së

Nënshkruhet marrëveshja për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ai i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, si dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), Basri Sejdiu, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për të vlerësuar përcaktimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës së UÇK-së dhe invalidëve civilë të luftës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim final që kjo kategori ta përfitojë pensionin invalidor sipas legjislacionit në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon edhe një herë se Qeveria e Repuiblikës së Kosovës do t’u dalë zot të gjitha kërkesave dhe problemeve institucionale, për të cilat ata nuk kanë gjetur zgjidhje deri më tani.

EkoHigjiena

‘Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rëndësisë të veçantë në dy dimensione. Në dimensionin e parë se ka përmbushur hallkën e fundit të përcaktimit të shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së. Dhe, në dimensionin tjetër, është se përdor mjekët më profesionistë të SHSKUK-së, për të përcaktuar këtë shkallë”, ka thënë Ismaili.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se kjo marrëveshje është hapi i fundit para se Komisioni mjekësor për caktimin e shkallës së invadilitetit të veteranëve të UÇK-së të fillojë punën.

Kurse, Ky komision, sipas drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se do të formohet nga mjekët më profesionistë që ka vendi.

Me këtë marrëveshje parashikohet bashkërenditja e veprimeve të të dy ministrive, lidhur me themelimin e komisioneve konziliare në QKUK dhe në shtatë spitalet e përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.