Kryetari Haliti ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të bëhet vendosja e tabelave të numrave
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës një marrëveshje bashkëpunimi për vendosjen e tabelave të numrave në zona kadastrale të kësaj komune.
Ky projekt do financohet nga Qeveria Norvegjeze përkatësisht nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi “Staten Kartverket”.
Kryetari Haliti e cilësoj këtë projekt shumë të rëndësishëm pasi që sipas tij me këtë do bëhet më lehtë shpërndarja dhe pranimi i shërbimeve postare për qytetarët e kësaj komune.
Ai ka falënderuar donatoret dhe të gjithë ata që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë për të realizuar këtë projekt shumë të rëndësishëm duke potencuar se Komuna e Vitisë do kryej të gjitha obligimet e saj që ajo të realizohet sa më mirë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtorët Ajet Sallahu dhe Majlinda Ostrogllava./2LONLINE.com/