DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për rregullimin e varrezave në Karaçevë të Epërme

Nënshkruhet marrëveshja për rregullimin e varrezave në Karaçevë të Epërme
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kanë pritur në takim disa përfaqësues të Komunitetit të Lagjes Karaçevë e Epërme.

Në këtë takim Kryetari Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e këtij Komuniteti, Selami Kastrati.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rregullimi i bashkëfinancimit, bashkëpunimit dhe realizimit të projektit “Rregullimi i varrezave në fshatin Karaçevë e Epërme”, si dhe përcaktimi i të drejtave dhe përgjegjësive të palëve në lidhje me sigurimin e mjeteve financiare, zbatimin e procedurave administrative dhe teknike, si dhe realizimin e projektit në përputhje me dokumentacionin teknik dhe legjislacionin në fuqi, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për funksionalizimin e hapësirës së varrezave.

Kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetin lokal.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe ofrimit të kushteve më dinjitoze për qytetarët tanë. Bashkëpunimi me komunitetin është thelbësor për realizimin e projekteve që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre”, ka thënë ai.

Vlera e përgjithshme e projektit është 99,848.50 euro, ku Komuna e Kamenicës bashkëfinancon me 72,848.50 euro, ndërsa Komuniteti i Lagjes Karaçevë e Epërme kontribuon me 27,000.00 euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.