Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit për realizimin e projektit “ Punime në Sallën e Kuvendit Komunal, Inventar, zërim dhe pajisje të IT-së” me Ministren e Administrimit Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.
Përndryshe bëhet me dije se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë në kuadër të programit komunal për infrastrukturë socio-ekonomike dhe bashkëpunimi ndërkomunal.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kryetari Haliti tha se me këtë projekt do të ofrohen kushte më cilësore në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë.
“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje me të cilën do të rregullohet salla e Kuvendit Komunal të Vitisë me të gjitha mjetet përcjellëse me qëllimin më të mirë që të ofrojmë kushte sa më cilësore për mbledhjet e rëndësishëm të cilët zhvillohen në këtë sallë. Natyrisht se salla e re do të jetë me të gjithë inventarin përcjellës përfshirë këto edhe teknologjinë informative” u shpreh Haliti.
Ai falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti.