DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e çerdhes dhe ndërtimin e një ure

Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e çerdhes dhe ndërtimin e një ure
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Helvetas Swiss Intercooperation, projekti DEMOS me të cilët parashihet të bëhet renovimi i çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, si dhe do të bëhet ndërtimi i një ure dhe atë në lokacionin mes qytetit të Vitisë dhe fshatrave Binqë dhe Kabash.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë në kuadër të garantit të performances e cila ka për qëllim stimulimin e komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performances së tyre në fushat e qeverisjes demokratike.

Haliti ndër tjerash tha se realizimi i këtyre dy projekteve është në interes të qytetarëve të kësaj komune, duke potencuar se me renovimin e çerdhes në Viti, fëmijët do të kenë një ambient edhe më të mirë për edukim.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar në veçanti Projektin DEMOS për ndihmën e vazhdueshme që po e jep në projekte të fushave të ndryshme duke theksuar se Komuna e Vitisë do të zbatoj në përpikëri obligimet që dalin nga marrëveshja e nënshkruar.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.