Kryetari i Komunës së Kamenicë, Qëndron Kastrati bashkë me kompaninë SHELL Kosova, sot kanë nënshkruar marrëveshje për përkrahjen e fermerëve.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është motivimi i fermerëve përmes ndihmave dhe subvencioneve të shumta, të punohet toka dhe të zbutet papunësia.
Kryetari Kastrati tha se po shfrytëzon çdo mundësi që t’u dal në ndihmë fermerëve.
“Të gjithë fermerët e Kamenicës që janë të regjistruar në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me këtë marrëveshje do të përfitojnë zbritje të çmimit për derivate, nga 05 cent për çdo litër”, potencoi ai.
Ai gjithashtu inkurajoi ata që të regjistrohen pranë zyrave të DBPZHR-së në Kamenicë.